FOTO/ Çmontonin në dy servise makinat e kontrabanduara nga Britania e Madhe, arrestohet një nga pronarët, tjetri shpallet në kërkim! Ja çfarë u gjetën pas kontrolleve dhe si funksiononte skema

Feb 11, 2026 | 10:10

Çmontonin makinat që kontrabandoheshin kryesisht nga Britania e Madhe, goditet rrjeti me dy subjekte ku kryhej aktiviteti kriminal.

makinat berat

Arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një i dytë, teksa u sekuestruan si prova edhe 68 automjete të çmontuara.

Aksioni u krye në Dimal të Beratit dhe u kodua “Çmontimi”. Të dy të dyshuarit janë pronarë të serviseve të goditura.

“Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë. Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore”, thuhet në njoftimin zyrtar mes të tjerash.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Si rezultat i kontrolleve, punës operative dhe asaj hetimore, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Beratit, finalizuan operacionin e koduar “Çmontimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë.

makinat dimal berat

Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore.

Automjetet dyshohet se janë të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Punohet për kapjen e shtetasit R. S.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura