FOTO/ Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga një shkëmb 300 metra i lartë! Gjendet i pajetë shoferi i mjetit

Feb 8, 2026 | 21:18

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prousos – Tornos në Euritania të Greqisë, ku një automjet për shkaqe që ende nuk janë të qarta, doli nga rruga dhe ra në një greminë me thellësi rreth 300 metra.

troxaio-__3_

Menjëherë në vendngjarje u organizua një operacion i madh shpëtimi, me pjesëmarrjen e forcave të Zjarrfikësve, Policisë dhe shërbimit emergjent EKAB.

Sipas mediave greke, shoferi u nxorr nga automjeti pa ndjenja dhe u dorëzua menjëherë te shërbimi i emergjencës. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës, jo shumë larg Manastirit të Shenjtë të Prousos.

troxaio-__1_

Automjetin që po binte në greminë mësohet se e pa një shofer autobusi turistik nga parkingu i manastirit dhe njoftoi autoritetet.

xrwma-troxaioq

© Panorama.al

Te lidhura