FOTO/ Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, 2 të plagosur pas përplasjes së makinave “kokë më kokë”!

Mar 13, 2026 | 16:26

Një aksident automobilistik ka ndodhur minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë-Ersekë.

aksidenti korce

Ngjarja ndodhi në segmentin e quajtur “Pishina e Selenicës”.

Bëhet me dije se u përplasën dy mjete “kokë më kokë” dhe nga aksidenti ka dy persona të plagosur, por pa rrezik jete.

aksidenti erseke

Ata janë dërguar në spital për mjekim dhe kanë dëmtime të lehta.

aksidenti korce 1

Në vendngjarje ndodhet Policia e Kolonjës dhe Qarkullimi Rrugor Korçë për të hetuar dinamikën dhe shkaqet.

aksidenti korce2

© Panorama.al

Te lidhura