FOTO/ Aksident në rrugën Fier-Lushnjë, fuoristrada përplas “Audi”-n, një person përfundon në spital!

Jan 27, 2026 | 14:01

Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

aksidenti lushnje

Një mjet tip fuoristradë ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës.

aksidenti fier1

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme dhe njëkohësisht po disiplinon trafikun.

aksidenti4

Raportohen dëme materiale dhe personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët.

aksidenti3

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.

aksidenti5

© Panorama.al

Te lidhura