FOTO/ Aksident në aksin Fier- Seman, makina përplaset me një karrocë kuajsh! Përfundon në spital një person

Nov 17, 2025 | 17:36

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

aksident Fier- Seman (1)

Një automjet tip “Benz” është  përplasur me një karrocë  e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.

aksident Fier- Seman (3)

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

aksident Fier- Seman (2)

© Panorama.al

Te lidhura