FOTO/ Aksident i dramatik në Sarandë, plagosen 2 pasagjerët! “Toyota” doli nga rruga dhe u përmbys, ja si është gjendja e të dëmtuarve

Jan 17, 2026 | 22:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, me pasojë dy persona të plagosur.

toyota

Ngjarja u shënua rreth orës 22:00, në rrugën  “Karl Topia”, në Sarandë.

Mjeti tip “Toyota”, me targa AB 054 SH, me drejtues Ervin Oruçi, nga Ksamili, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

aksidenti2

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra, 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana.

aksidenti1

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, të dëmtuarit kanë shkuar në banesë.

aksidenti

Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

toyota sarande

© Panorama.al

Te lidhura