Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nëna denoncon mjekun në Polici! Nis hetimi për neglizhencë

Feb 25, 2026 | 18:56

Një ngjarje e rëndë është referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një mjeku të Spitalit Rajonal Durrës, pas pretendimeve për neglizhencë mjekësore që dyshohet se çoi në humbjen e jetës së një foshnje.

durres-spitali_3

Mjeku me inicialet  I.Sh, 43-vjeç është kallëzuar në polici nga shtetasja A.B për neglizhencë mjekësore.

Mësohet se ngjarja është shënuar më 19 shkurt, ku gruaja në fjalë ka humbur foshjen disa orë pas lindjes dhe me denoncimin e bërë, pretendon se ka humbur jetën nga neglizhenca e mjekut.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh.”, thotë policia.

© Panorama.al

Te lidhura