Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Durrës pasditen e sotme teksa zhvilloi foltoren e radhës me demokratët në zonën e Durrësit të ri.
Berisha u ndal te përmbytjet në këto zona muajt e fundit, që sollën probleme për 6 mijë familje në Durrës.
Berisha kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e përgjegjësisë dhe masave për këto familjeve të përmbytura.
Berisha: Durrësi 2 muajt e fundit ka nxjerrë në pah të gjithë shëmtinë fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti dhe qeverie. Kemi një fjalë të vërtetë miku i mirë në ditë të vështira. Durrësi këto muaj, kanë njohur përmbytjet apokaliptike. Kanë njohur më keq se kaq, injorimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Mashtrimin e plotë nga pushteti. Cinizmin ekstrem nga pushteti dhe qeveria. Përmbytje, natyrisht nga shirat, por po kaq nga korrupsioni vjedhja e fondeve për pastrimin e kanaleve, heqjen e ujërave dhe sistemin e kanalizimeve.
A ka njeri të ketë pësuar gjë më të vogël? Ta quaj sabotim, është pak. Të përmbytësh 6 mijë familje, ti lësh me ditë të tëra, krim i shumëllojtë. Kush, a dha njeri llogari? Askërkush. Kush i vodhi paratë e kanaleve? Kush e spostoi hidrovorin? Kush i vodhi pompat e hidrovorit të Hamallës? Të gjitha prona shtetërore, të vjedhura nga vetë shteti. Ne kemi arritur në një stad, të paimagjinueshëm.
Këta që qeverisin sot, ju garantoj se janë apo sillen si pushtuesit më të egër që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë. Mund të ishte një pushtues, por po të përmbyteshin 6 mijë familje do bënte planin e emergjencës. As emergjencën nuk e shpalli. A nuk ishte fatkeqësi natyrore, përmbytja e 6 mijë familjeve? Sillen si pushtues. Kanë krijuar një klasë të degjeneruarish. Njerëz si shushunja vjedhin nga mëngjesi në darkë. Keni parë njeri të vendoset para ligjit, për pompat e vjedhura, për ndërtimet mbi kanalin? Asnjeri.
© Panorama.al











