FMN: Ekonomia botërore, në fazë të rrezikshme

Sep 20, 2011 | 16:26

Ekonomia botërore ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Ky është konstatimi i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u mbështetur tek kriza e borxheve në euro- zonë dhe pozitën e brishtë ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një raport mbi gjendjen e ekonomisë botërore, FMN-ja vlerëson se çështjet që ndërlidhen me ekonominë në Shtetet e Bashkuara dhe në euro-zonë mund të ndikojnë në rënien e vendeve në recesion.

Sipas parashikimeve të FMN-së, GDP-ja botërore do të shënojë një “rritje të zbehtë” prej 1.5% deri në vitin 2011.

Në parashikimet në fjalë thuhet se niveli ekonomik botëror do të ulet në 4% në vitin 2012 nga 5% sa ishte në vitin 2010 për shkak të “problemeve të mëdha financiare në euro-zonë”.

Raporti i FMN-së gjithashtu shpreh shqetësimin për rigjenerimin e ekonomisë amerikane dhe mundësinë që ajo “të vuajë nga goditje të vazhdueshme”.

Ky raport vjen pas publikimit të një vlerësimi të agjencisë Standard & Poor’s, e cila uli vlerësimin për Italinë në kohën e shqetësimeve për gjendjen financiare të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura