Fluks emigrantësh në Kapshticë dhe Kakavijë

Jan 8, 2012 | 10:22

Pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës vazhdojnë të njohin numër të madh të emigrantëve të cilët kthehen në vendet e tyre të punës në Greqi, pas kalimit të festave në Shqipëri.

Raportimet prej ditësh flasin për rradhë dhe vonesa te shkaktuara, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga pala greke.

Momentalisht pala shqiptare mësohet se është duke punuar me 7 sportele në dalje dhe 4 në hyrje. Pala greke po punon me 3 në dalje dhe 4 në hyrje.

Gjatë 24 orëve të fundit, të dhënat zyrtare tregojnë se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë kaluar 7169 persona  dhe 1690 automjete.

Ndërkaq, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë kaluar 6900 persona dhe 1800 automjete.

Në Kapshticë pala shqiptare po punon me 9 sportele, ndërsa pala greke vetëm me 4 sportele.

© Panorama.al

Te lidhura