Zhoze Murinjo ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Real Madrid, në etapën e tij të dytë në klubin spanjoll. Ka qenë vetë Murinjo ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale foto nga dita e tij e parë e punës në qendrën stërvitore, para se të jepte një intervistë për televizionin e klubit.

“Po punojmë shumë. Nuk është se erdha këtu sot dhe nisi gjithçka. Po punojmë shumë, prej shumë kohësh me strukturën e klubit në nivele të ndryshme. Sot mund të punosh pa qenë i pranishëm, pasi teknologjia na ndihmon shumë dhe sot praktikisht ishte vetëm për të mbërritur dhe “kontrolluar” çdo gjë që është bërë dhe çdo gjë që duhet të bëjmë”, vijoi portugezi.

“Fjalët nuk mjaftojnë për ta shpjeguar sepse është si një mision. Nuk ka të bëjë me shqetësimin për veten time apo nëse do të fitoj shumë apo pak. Jam këtu për t’i ndihmuar të gjithë të jenë më të mirë: lojtarët, stafin… Për të krijuar një kulturë pune, përgjegjësie, ambicieje dhe diçkaje që e njoh mirë, që është përgjegjësia dhe nderi i të punuarit për Real Madridin. Më pëlqen shumë ky koncept. Nuk ka të bëjë me punën te Real Madridi, por të punosh për Real Madridin. Dhe me këtë frymë misioni jam këtu”, u shpreh trajneri në ditën e tij të parë në ambientet e klubit.

Sipas asaj që ka bërë të ditur Reali, lojtarët do të nisin grumbullimin më datë 13 korrik, ku do të kryejnë fillimisht vizitat mjekësore para se të nisin përgatitjet për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











