FIER- Trupi i pajetë i një mashkulli rreth moshës 25 vjeç është gjetur pranë një pallati në Fier. Sipas policisë, kufoma, e dekompozuar është gjetur nga banorë të zonës, të cilët i janë drejtuar policisë për ngjarjen.
Trupi është gjetur në afërsi të tregut industrial në Fier, pranë lagjes “1 Maji”, por ende nuk ka të dhënë për identitetin e tij.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës, ndërkohë që trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës që pritet të zbulojë edhe shkakun e vdekjes.











