Fetel fiton edhe në Spanjë, i papërmbajtshëm

May 23, 2011 | 13:02

Zgjati vetëm 20 gara ëndrra e Fernando Alonsos për të fituar Çmimin e Madh të Spanjës, e pesta në kalendarin e Botërorit të 2011-ës. Edhe pse starti ishte fenomenal, fundi në Katalunja e pozicionoi spanjollin e Ferrarit vetëm të pestin. Të gjithë prisnin nga Mark Veber në cirkuitin spanjoll, por festën e bëri sërish ai, kampioni i botës Sebastian Fetel. I shndërruar tashmë në “kanibal” të Formula 1, gjermani bën poker për këtë edicion. Serinë e kreut të podiumeve ia prishi Luis Hamilton me McLaren në Çmimin e Madh të Kinës dhe pikërisht ky rival e mbajti nën presion edhe dje deri në metrat e fundit, por Fetel nuk u frikësua aspak, duke vulosur kështu fitoren e super merituar. Në podium ndërkaq u ngjit edhe piloti tjetër i McLaren, Xhenson Baton.

© Panorama.al

Te lidhura