Festa, publikohen fotot lakuriq të Princit Harry

Aug 22, 2012 | 17:13

Familja Mbretërore britanike ka marrë një goditje pas publikimit të disa fotografive lakuriq të Princit Harry.

Fotografitë janë shkrepur në Las Vegas në suitën private të Princit, gjatë një lojë bilardoje, ndërsa dhoma ishte e mbushur plot me miq.

Princ Harry paraqitet në fotografi tërësisht lakuriq i shoqëruar nga një vajzë, po ashtu lakuriq.

Princi Harry

Mësohet s Harry bashkë me miqtë e tij, ndërsa po ngjiteshin për në suitë, në zonën e Barit kanë takuar disa femra joshëse, të cilat duket se kanë pranuar ftesën e tij për një festë private, shkruan TMZ, faqja e cila ka bërë publike fotot.

Menjëherë pas publikimit të fotove ka reaguar edhe familja mbretërore; “Për momentin, ne nuk kemi asnjë koment për të bërë lidhur më fotot”- thuhet në reagimin e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura