“Fatos Nano i dha mundësi të gjithëve”- Erion Braçe: Nuk ia mohoi askujt të drejtën për të bërë karrierë në PS, të bëheshin njerëz më të mirë

Nov 2, 2025 | 10:13

Deputeti i PS, Erion Braçe kujtoi kontributin e Fatos Nanos në ndërtimin e Partisë Socialiste, duke theksuar se ai i dha mundësi të gjithëve, përfshirë edhe ata që vinin nga rrënojat e Partisë së Punës dhe të rinjtë që iu bashkuan më vonë.

brace

Në një prononcim për mediat në homazhet në nder të ish liderit të PS, Braçe deklaroi se “Fatos Nano I dha lirinë e mundshme që të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti më të mirë sesa ajo që trashëgoi”.

Erion Braçe: Fatos Nano i dha mundësi të gjithëve, edhe atyre që ishin në rrënojat e Partisë së Punës dhe gjithë të tjerëve që dolën më pas. Pa i mohuar kërkujt mundësinë për tu rritur, për tu zhvilluar dhe për të bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë e mundshme që të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti më të mirë sesa ajo që trashëgoi

 

© Panorama.al

Te lidhura