Denoncimi i Berishës: Lubi Balluku ka bërë 3 udhëtime me skaf në Greqi, ishte i mbushur plot me…

Jun 16, 2026 | 12:42

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se Belinda Balluku ka zhvilluar tre udhëtime me skaf në Greqi, duke shmangur sipas tij kontrollet policore dhe doganore.

sali berisha belinda balluku

Në konferencë me gazetarët, Berisha citoi denoncimin nga qytetari dixhital, duke  nënkuptuar se skafi me të cilin udhëtonte Balluku ishte i mbushur me lëndë të jashtëligjshme.

“Burime, qytetarët dixhitalë më informojnë se Lubia ka bërë 3 udhëtime me skaf në Greqi, duke shmangur kontrollet policore,  doganat dhe çdo gjë. Nuk mund të them kush kanë qenë skafistët, do përpiqem, por burimet thonë se ajo ka bërë këto udhëtime me skaf të mbushur plot, e kuptoni vetë me çfarë mund të jetë i mbushur skafi”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura