Faruk Sejdini: Fituan shishet, jo Tomorri

Sep 26, 2011 | 11:49

Trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini është shprehur i tmerruar nga dhuna në Lushnjë. “Jam i tmerruar me atë që pamë në fushë. Besoj se e patë edhe ju shishet që fluturonin jo vetëm shishe kallçuku por edhe shishe birre qelqi. Jam me shumë fat që nuk më ra ndonjë shishe në kokë dhe gjithë pjesa e dytë nuk u luajt më shumë se 10 minuta, pasi më shumë u luajt loja me shishe, kështu po e filloj këtej se sa nga loja. Ne duhet të luajmë futboll e jo me shishe, me gurë e të fitojë ai që e meriton. Ju e patë mbaroi ndeshja e unë u dhashë dorën që të gjithëve, por ama nëse kampionati do të vazhdojë kështu të jeni të sigurt që do të ndërpritet se nuk ka se si të shkojë. Unë desha ta merrja ekipin e ta nxirrja jashtë se nuk kam ardhur këtu të vrisja lojtarët e mi, erdha të luaj futboll e njerëzit ti argëtoj”, ka pohuar Sejdini.

© Panorama.al

Te lidhura