Fantastike për Shqipërinë, Lara Kolturi pranë mrekullisë në “Lojërat Olimpike Dimërore”

Feb 15, 2026 | 12:50

Lara Kolturi ka shkëlqyer në Lojërat Olimpike Dimërore, sa i përket raundit të  parë të slalomit gjigant për vajza. Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë u ndal në kohën 1:03:97 duke u pozicionuar e katërta.

lara kortuli

Kolturi mund të ishte e dyta pas Federika Brinjones, nëse Lena Duer dhe Sofia Gogia nuk do kishin surprizuar me kohët e tyre.

Kjo ishte zbritja e parë ku edhe Semire Dauti që përfaqëson Shqipërinë kaloi në finale. Kjo e fundit regjistroi kohën 1:10:95 duke u pozicionuar në vendin 51. Jashtë doli Kiana Kryeziu e Kosovës, që nuk ia doli të kualifikohet më tej në “Milano Cortina 2026”. Synimi në zbritjen e dytë është sigurimi i medaljes historike nga Kolturi, që do të ishte një mrekulli.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura