Familjarët të shokuar, Osmakaç ishte në Kosovë në tetor 2011

Jan 10, 2012 | 19:28

Time Osmankaj, halla e Sami Osmankaçit, thotë se është e shokuar nga lajmi që 25 –vjeçari është akuzuar për komplot për sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Time Osmankaj sot e ka përshkruar Samiun, si person “të qetë dhe argëtues”. Ajo i ka thënë agjencisë Assiciated Press se ai është nga një “familje shumë e mirë”.

“Nuk besoj se ai e bëri atë për të cilën ata e akuzojnë”, tha Time Osmankaj dhe shtoi se “nuk ka pasur fëmijë më të mirë këtu”.

Familja Osmankaj gjendet në fshatin Lubizhdë, në pjesën jugperëndimore të Kosovës.

Halla e tij thotë se Sami Osmankaj herën e fundit kishte qenë në Kosovë në tetor të vitit 2011.

© Panorama.al

Te lidhura