Leka Zogu,Familja:Gjendja e stabilizuar,po kritike

Nov 26, 2011 | 11:40
Një nga paraqitjet e fundit publike te Mbretit Leka Zogu I, gjate firmosjes se peticionit kunder regjistrimit me baze e etnije dhe fetare

TIRANË- Familja mbretërore ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga spitali i Neurokirurgjisë ku ka qëndruar për trajtim mjekësore pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu I.

Sipas familjes, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, por vazhdon te mbetet kritike.

“ Gjendja e Mbretit Leka I është disi më e stabilizuar. Ka një frymëmarrje të asistuar dhe është i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me princin Leka II . Megjithatë gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet kritike”-thuhet e deklaraten e Familjes Mbreterore.

Familja Mbretërore ka falëndeuar gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë, ndonese ka sqaruar se gjendja eshte kritike nisur edhe nga diagnoza e percaktuar.

Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej.

© Panorama.al

Te lidhura