“Fakti” i thotë PO arrestimit të Naum Dishos

Jan 27, 2012 | 15:59
Kreu i OMONIA-s, Naum Disho

KORÇE- Gjykata e Faktit në Korçë gjatë një seance të ditës së sotme nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për mos-arrestimin e kreut te OMONIA-se ne Korçë, Naum Disho, derisa Gjykata e Lartë të shqyrtojë çështjen.

Vetë gjykata e Faktit kishte bllokuar më parë urdhrin e Apelit për kryetarin e OMONIA-s, Naum Disho deri në seancën e sotme.

Disho ka qëndruar i lirë edhe pse është dënuar me një vit burg. Pas vendimit të sotëm kreu i OMONIA-s dhe avokati i tij kane 10 ditë kohe për kalimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, ku sipas avokatit Nevzat Tarelli do te jepet edhe verdikti perfundimtar per arrestimin e tij.

Avokati i Dishos, Nevzat Tarelli kishte kërkuar shtyrjen me 6 muaj të arrestimit të Dishos, pasi sipas tij, kreu i OMONIA-s ka probleme shëndetësore. Ai paraqiti si provë një raport mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore.

Disho është gjetur fajtor për dhunimin e varrezave të Boboshticës, ku është ndërtuar një memorial në nder të ushtarëve grekë.  Menjëherë pas punimeve të para për memorialin reaguan banorët e fshatit Boboshticë, sipas të cilëve punimet ishin kryer mbi varret e vjetra të banorëve.

© Panorama.al

Te lidhura