Himarë/ Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit , 45-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

Jan 17, 2026 | 16:08

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në një kantier ndërtimi në Palasë të Himarës, ku fadroma ka përplasur një punëtor, i cili ka gjetur vdekjen.

ambulance

Fadroma drejtohej nga një 26-vjeçar, i cili gjatë punës brenda kantierit ka aksidentuar punëtorin 45-vjeçar. Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë.Ndërkohë, i riu është shoqëruar në polici ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.“, njoftoi policia.

 

© Panorama.al

Te lidhura