“Evropa nuk është më qendra kryesore e gravitetit të Uashingtonit”- Kaja Kallas: NATO-ja duhet të bëhet më evropiane për të ruajtur forcën e saj

Jan 28, 2026 | 10:12

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se ‘Evropa nuk është më qendra kryesore e gravitetit të Uashingtonit’ dhe ndryshimi është strukturor, jo i përkohshëm.

kaja kallas

Deklarata e saj është bërë ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të përshtaten me qasjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj marrëdhënieve transatlantike.

Duke folur në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Kallas ka shtuar se ndërsa BE-ja ende kërkon lidhje të forta transatlantike dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten një aleate, Evropa duhet të përshtatet me realitetet e reja dhe “NATO-ja duhet të bëhet më evropiane për të ruajtur forcën e saj”.

“Rreziku i një kthimi të plotë në politikën e fuqisë shtrënguese, sferat e ndikimit dhe një botë ku fuqia bën të drejtën, është shumë real”, ka deklaruar Kallas.

© Panorama.al

Te lidhura