Europol: Ballkani, burim kryesor i trafiqeve

May 4, 2011 | 19:30

HAGE- Raporti i fundit i Europol e cilëson Shqipërinë si një nga vendet kryesore të trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve.

Në raportin e publikuar sot ku vlerësohen zhvillimet aktuale dhe të pritshme të krimit të organizuar drejt Bashkimit Europian, thuhet se grupet kriminale shqipfolëse luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Europës Juglindore me kanabisin që kultivohet në Shqipëri dhe Kosovë dhe se Ballkani perëndimor pritet të mbetet burimi kryesor për armët e rënda të trafikuara në BE, për shkak të stoqeve të mëdha ilegale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Serbi, Mal të Zi e Kroaci”

Vitet e fundit, sipas Europol janë shtuar rrugët e trafikut të mallrave të paligjshme nga Ballkani drejt BE-së.

Këto zhvillime, thuhet në raport kaë bërë që në Ballkanin Perëndimor të formohet një bosht i trafikut të mallrave të paligjshme drejt BE-së.

Grupet shqiptare, turke dhe ato të ish vendeve sovjetike janë duke kërkuar të zgjerojnë interesat e tyre në BE, dhe mund të shfrytëzojnë mundësite e pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.

© Panorama.al

Te lidhura