“Europa më e madhe është Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina!”- Emmanuel Macron nga Tirana: Jam avokat i mbylljes së anëtarësimit në vitin 2027!

May 17, 2025 | 12:13


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi nga Tirana se është një avokat i mbylljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, deri në vitin 2027.

Edi rama macron-vizita

“Nëse integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027”, tha ai.

Macron u shpreh se përtej Bashkimit Evropian është një Evropë më e madhe, që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina.

“Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për t’i integruar dhe më mirë këto vende me BE.

Macron: Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare.

Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027.

Kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike.

© Panorama.al

Te lidhura