EULEXI-i bën thirrje për qetësi në veri

Sep 27, 2011 | 16:45

Zyrtarët e EULEX-it, pas incidentit në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, u kane bërë thirrja qytetarëve që të përmbahen nga dhuna.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nik Hauton tha për Radion Evropa e Lirë se “ ajo çka mund të themi është se ka pasur një incident serioz në portën 1 në Jarinjë dhe disa persona janë lënduar”.

“EULEX-i ka disa pjesëtarë në këtë portë, por ata nuk kanë qenë të përfshirë në këtë incident”.

Hauton ka thënë po ashtu se “dhuna nuk është rruga që duhet ndjekur”.

“Është e rëndësishme që njerëzit të ruajnë qetësinë, të tregojnë përmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit ta respektojnë sundimin e ligjit”.

© Panorama.al

Te lidhura