EULEX: Serbë e shqiptarë, në pikat kufitare 1/31

Sep 16, 2011 | 17:00
Sot në veri të Kosovës

PRISHTINE- Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, pas deklaratës së parë ku ai nuk mundi të konfirmonte se kush është vendosur në pikat 1 dhe 31, tani ka konfirmuar prezencën e doganierëve e policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri, njofton e përditshmja kosovare, Express.

“Zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë, janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm anëtarët e EULEX-it janë operacionalë”, ka thënë Hawton.

© Panorama.al

Te lidhura