Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet të punojnë për të krijuar një kanal parlamentar. Në fjalën e tij, pas mbledhjes së grupit të PS, kryeministri ftoi edhe nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj për të punuar në këtë aspekt, të cilin edhe e vlerësoi.
Kryeministri tha se profesor Gjekmarkaj është një “aset pozitiv”, por nuk kurseu thumbat për PD-në teksa tha se shpreson që fjala e tij “mos t’i kushtojë ndonjë goditje nën brez”.
“Duhet të ecim me shumë vendosshmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e kuvendit. E kemi thënë edhe në herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në TV shqiptar duet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur seancat e kuvendit apo komisionet. Duhet të kemi edhe ne një kanal parlamentar.
Duke ftuar edhe përfaqësuesin e opozitës. Dha dorëheqjen është akoma si është situata me profesor Gjekmarkaj, është akoma apo si u bë. Apo ai jep dorëheqjen dhe ata e mbajnë? Profesori është një aset pozitiv. Shpresoj që kjo mos t’i kushtojë ndonjë goditje nën brez.”, tha Rama.
© Panorama.al












