“Është djalë i keq”- Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

Feb 9, 2025 | 13:23

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit si dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare.

blinken trump

“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës Neë York Post, Trump për Blinken.

Vendimi i Trump erdhi vetëm pak kohë pasi deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës.

Trump hoqi gjithashtu autorizimet e sigurisë për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, të cilët kanë udhëhequr çështje ligjore kundër tij.

© Panorama.al

Te lidhura