“Do të jetë si e Lejdi Dajanës dhe me vlerë rreth 18 mijë euro”
Epo kjo është dashuri, me fjalë dhe me vepra! Duket se Ervini, gjatë pritjes së Ermelës, krahas shtëpisë që po bën gati për të bashkëjetuar me të, ka bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm. Ai ka porositur në Londër një unazë për Ermelën, e cila është njësoj si ajo e Lady Dajanës, por me ngjyrë tjetër. Ja çfarë na tregon Ervini: “Kisha dëshirë t’i blija Ermelës një unazë shumë të veçantë, pasi ajo është simboli kryesor në një lidhje mes çiftit. Kisha ditë që shihja në internet për të gjetur një model të veçantë dhe më tërhoqi një unazë identike me atë që mbante Lady Dajana. Për ta porositur më erdhi në ndihmë Hënesi, i cili ka një kushëri në Londër që merret me tregtimin e bizhuve. Unaza vjen javën tjetër dhe ka një vlerë rreth 18 mijë euro, por unë besoj se do ta marrim më lirë”. I pyetur nëse dëshiron që unazën t’ia japë në mënyrë publike Ermelës, Ervini thotë:
“Nuk e di, bukur do të ishte, por nuk është ndonjë problem për mua, si publikisht, si privatisht”. Por, javën e kaluar Ervini ishte protagonist edhe i disa fotove të nxehta në një pub teksa po kalonte disa momente interesante me një vajzë të re bionde shumë simpatike. Paparaci ynë arriti t’i fotografojë ata gjatë momenteve të kërcimit dhe bisedave mes tyre. I pyetur për këtë fakt Ervini rrëfen: “Atë vajzë nuk e njoh, e kam takuar për herë të parë në pub atë natë. Ajo m’u afrua si një fanse e Ermelës dhe më pyeti për të, asgjë më shumë”.
Ndërkohë që Ervini duket i vendosur dhe i pa- lëkundur për ndjenjat e tij ndaj Ermelës, edhe Ermela është në sintoni me të pasi pavarësisht etheve të lojës që po i afrohet fundit, ajo është shprehur se e ka marrë shumë malli për Ervinin dhe se e mendon shpesh atë.
Letër një personazhi VIP Neda i shkruan Rudina Xhungës, Ermela Adi Krastës
Njëra nga provat e kësaj jave, e cila duket më shumë si parapërgatitje për surpriza, është që secili banor duhet t’i shkruajë një letër një personazhi të famshëm, të cilin nuk e ka njohur më parë. Banorëve u ka pëlqyer shumë kjo ide dhe janë vënë menjëherë në punë për të shkruar letrat. Me siguri banorët menjëherë kanë menduar disa nga figurat më të spikatura të televizionit, ku po zhvillohet ku reality dhe dy nga banorët, pikërisht Neda dhe Ermela, duket se kanë zgjedhur dy figura televizive të këtij ekrani. Të fokusuara nga kamerat teksa po shkruanin letrat e tyre, Neda e filloi kështu letrën e saj: “E dashur Rudina…”, gjë që na bëri të mendojmë se personazhi të cilit ajo po i shkruan, është drejtuesja e emisionit “Shqip”, Rudina Xhunga. Ndërkohë, Ermela e filloi kështu letrën e saj: “I nderuar zoti Krasta…”, që lë të kuptojmë se personazhi i zgjedhur prej saj është moderatori i njohur Adi Krasta. Me siguri në dy netët e mbetura të spektkalit banorët do të kenë mundësi të takohen me të preferuarit e tyre.
© Panorama.al











