Erleta e prezanton zyrtarisht Kastron në familjen e saj

Sep 24, 2011 | 14:43

Një tjetër çift i përfolur kohët e fundit është ai mes Erletës, prezantuese në një nga ekranet kosovare dhe këngëtarit Kastro Zizo. Ishte gazeta “Panorama” ajo që zbuloi për herë të parë lidhjen, e cila më pas u pohua nga vetë Kastro. Këngëtari i njohur ka lënë pas një martesë të dështuar, nga e cila ka edhe një djalë. Pas divorcit, ai vendosi të jetojë në Kosovë, ku u përfol jo pak për lidhje të ndryshme me vajza shumë simpatike që, me sa duket, paskan qenë thjesht kalimtare. Kastro shijoi në Prishtinë aventurat e munguara të një djali që vendosi t’i lidhë këmbët vetes me një martesë në moshë të re, por pas divorcit ishte i vendosur t’i nxirrte fundin jetës së qejfit. Me sa duket, nuk qe e thënë që jeta prej beqari moskokëçarës të vazhdonte gjatë, sepse tani Kastro është lidhur përsëri seriozisht me Erletën, shumë e njohur në Kosovë. Vajza e Ukshin Hotit, një luftëtari të UÇK-së dhe Edi Shukriut, ish-ministre e Kulturës, ka bërë zgjedhjen e jetës së saj, duke u lidhur në fejesë me Kastron. Madje, ata tashmë prezantohen gjithandej si një çift zyrtar, ashtu siç i shohim edhe në këto foto ku të dy kanë marrë pjesë në një ceremoni martesore në fisin e Erletës. Fakti që Erleta e ka marrë kaq seriozisht këtë lidhje, tregon se ajo me të vërtetë ka rënë në dashuri me “babi Kastron”, por ne jemi kuriozë të dimë se a është dhëndri i ri në shijet e mamasë së saj.

© Panorama.al

Te lidhura