Erjona Ala dhe Anisa Hasani, dy modelet shqiptare që po çudisin botën

Nov 5, 2011 | 15:11

Anisa Hasani, apo më shumë e njohur me emrin e saj artistik, Ani Shine, dita-ditës po bëhet shumë e kërkuar dhe e njohur në Amerikë. Ajo po pozon për revista të njohura atje, por ka punuar më herët me emra shumë të njohur të muzikës, duke u ofruar atyre tekste dhe kompozime të ndryshme, që tashmë janë bërë hite në mbarë botën. Duke e parë këtë sukses, Anisa ka vendosur që edhe vetë t’i futet këtij biznesi. Anisa po ashtu ka bashkëpunim me grimieren e njohur shqiptare në Amerikë, Suzana Halili, e cila kujdeset për Anisën gjatë shfaqjeve të saj. Ndërsa Anisa kërkohet në Amerikë, në Europë një tjetër emër po bëhet shumë i njohur. Kjo është modelja Erjona Ala nga Tirana, e cila është bërë pjesë e shumë sfilatave të modës nëpër kryeqytete europiane javëve të fundit. Erjona është bërë pjesë edhe e javëve të modës, duke u bërë kështu një emër shumë i kërkuar në Europë nga stilistë të njohur për të sfiluar me veshjet e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura