Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë Tiranë

Feb 1, 2026 | 9:15

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Erion Veliaj-Gjykata Kushtetuese-pranga-policia (4)

Rreth një vit nga arrestimi, kryebashkiaku i Tiranës kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg ne nje masë më të lehtë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura