Futbollistët me origjinë kosovare dhe shqiptare nuk kanë qenë problematikë në jetën e natës. Edhe pse njihen si të ashpër dhe tipa të vështirë, një incident në mbrëmjen e së dielës, në një nga klubet e natës, ka përfunduar në padi për mesfushorin e Padërbornit, Enis Alushi. 25-vjeçari, i cili njihet më shumë nga fama e së dashurës Lira Bajramaj, ndodhej në një disko në Paderborn “Residenz” me disa kolegët e tij. Në orën 5 të mëngjesit, klubi u boshatis, por përfundoi me një sherr banal. Dy vajza, 21 dhe 25 vjeçe, telefonuan policinë, sepse u goditën me shuplakë nga sulmuesi Jorge Moskuera. Menjëherë pas atij sherri, 21-vjeçari kolumbian u akuzua për plagosje të lehtë, ndërsa shoku i tij, Enis Alushi, i ofendoi verbalisht. Do kaq që ai të bëhej pjesë e medias dhe shtypit, si dhe e organeve të Prokurorisë.











