Ardon Jashari është rikthyer në fushë rregullisht dhe Milani nuk ka ndërmend ta braktisë atë. I intervistuar nga SportMediaset, mesfushori me origjinë shqiptare foli për gjendjen e tij fizike: “Tani ndihem 100% mirë dhe po punoj për të luajtur më shumë e për të ndihmuar ekipin të fitojë ndeshje.”
“Milani do të thotë shumë për mua. Kur më thanë se mund të vija në Milan, ishte një ëndërr e bërë realitet. Pas një negociate të gjatë, arrita t’i bashkohem këtij klubi magjik. Është një ndjenjë fantastike të luash këtu, çdo ditë dhe në çdo ndeshje. Mundohem ta shijoj këtë ndjenjë, të jap gjithçka në fushë dhe shpresoj ta bëj çdo tifoz të lumtur, por edhe krenar për veten time.”
Sa i përket objektivave që i ka vënë vetes, ai nuk ka dyshime: “Arritja në Ligën e Kampioneve është objektivi kryesor këtë sezon. Të luash në atë garë do të thotë të përjetosh”.
Fjalë të ëmbla për Masimiliano Alegrin : “Ai është shumë i rëndësishëm për çdo lojtar. Duke pasur parasysh përvojën e tij, arritjet e tij të kaluara dhe trofetë që ka fituar, mund ta dëgjosh vetëm sepse ai e di saktësisht se çfarë është futbolli italian dhe çfarë duhet për të fituar. Ai është një trajner i shkëlqyer, ne e shohim pasionin që ai i kushton çdo ditë.”
Së fundmi, ai përfundoi duke folur për lojtarët e tij të preferuar që kanë kaluar nëpër Serie A: “Në të kaluarën, kam parë shumë futboll italian, veçanërisht Andrea Pirlon dhe Roberto Baxhion, por më kujtohet më shumë Pirlo dhe stili i tij i lojës.”
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












