Anija “Endavour” niset në fluturimin e saj të fundit

May 16, 2011 | 17:59

Fluturimi i parafundit i një prej anijeve kozmike të NASA-s dhe i fundit për “Endeavour” ka nisur sot nga Qendra Hapësinore Kenedi, në Florida.

“Endeavour” po fluturon drejt Hapësirës Ajrore Ndërkombëtare nën komandën e Mark Kellit.

Fluturimi është planifikuar që të zgjasë 16 ditë. Muajin e kaluar, një problem elektrik në motorin e “Endeavour”, e ndaloi fluturimin dhe bëri që të shtyhet lançimi i anijes kozmike për tre javë.

NASA-s i ka mbetur vetëm edhe një fluturim në kuadër të programit të saj të anijeve kozmike, prej tre dekadash. Fluturimi i “Atlantis” është fluturimi i fundit i paraparë të niset në muajin korrik.

© Panorama.al

Te lidhura