EMRI+FOTO/ Qarkullonte rrugëve të kryeqytetit me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar! Nën procedim dhe personi që s’e kallëzoi, ja çfarë iu gjet pas kontrollit

Feb 23, 2026 | 13:28

Qarkullonte rrugëve të kryeqytetit me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar.

pistoleta

I ndaluari nga Policia e Tiranës është Silger Dimo, që do akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa po verifikohet nëse është i përfshirë në aktivitet kriminal.

Si prova u sekuestruan arma e zjarrit dhe municionet.

arrestimi tirane

Gjithashtu u procedua penalisht edhe një person që dyshohet se ka pasur dijeni për veprimtarinë kriminale të 30-vjeçarit dhe nuk ka kallëzuar.

“Si rezultat i sigurimit dhe administrimit të shpejtë të informacionit, se një shtetas lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia.

arma pistolete

Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “moskallëzimi i krimit”.

“Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

arma pistolete tirane

arma pistolete

© Panorama.al

Te lidhura