E rëndë në Pogradec, humb jetën elektriçisti gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike një person rreth të 60-ve. Ai është identifikuar si Agim Beqiri.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ky dyshohet se 60 vjeçari po rregullonte një linjë elektrike ku ka pasur defekt, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
© Panorama.al














