Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec.
Sipas informacioneve dhe banorëve jashtë kamerave, elektricisti i ndjerë Agim Beqiri kishte evidentuar defektin ditën e djeshme dhe kishte shkuar sot për të kryer ndërrimin e llambës.
Por, në shtyllë kishte 2 linja tensioni, prej të cilave ai kishte fikur vetëm njërën, duke lënë tjetrën aktive, me të cilën ra në kontakt dhe humbi jetën.
Sipas informacioneve ai ka qëndruar pa shenja jetë disa minuta në shtyllë, derisa shërbimet kanë bërë të mundur zbritjen e trupit të pajetë, i cili ishte i lidhur me pajisjet e sigurisë.
Prej vitesh Agim Beqiri punonte si elektricist në Bashkinë e Pogradecit dhe merrej me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra.
© Panorama.al












