FOTO/ Aksident zinxhir te “Çezma e Levanit”, përplasen tre automjete mes tyre! Raportimet e para, trafik i rënduar në rrugë

Jul 26, 2026 | 11:35

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Levan, në vendin e njohur si “Çezma e Levanit”, ku tre automjete janë përplasur në një aksident zinxhir.

aksidenti fier2

Sipas informacioneve nga vendngjarja, përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

aksidenti fier

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

aksident3

Gjithashtu po punojne për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë fundjavës.

aksident2

© Panorama.al

Te lidhura