Protesta popullore dhe pushimet, fluks rekord në Doganën e Morinës, hyjnë mbi 45 mijë persona dhe rreth 13 mijë automjete brenda 24 orëve

Jul 26, 2026 | 11:15

Fundjava e fundit e muajit ka shënuar fluksin më të lartë të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, krahasuar me fundjavat e muajve qershor-korrik.

kufi kosove

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, për periudhën nga data 25 korrik 2026, ora 05:00, deri më 26 korrik 2026, ora 08:30, janë regjistruar 45,518 shtetas të Kosovës që kanë hyrë në territorin shqiptar me 12,790 automjete.

Autoritetet kufitare e lidhin këtë rritje të ndjeshme të lëvizjeve me afrimin e muajit gusht, periudhë kur nis pjesa më e madhe e pushimeve vjetore.

Një ndikim të rëndësishëm ka edhe ardhja e diasporës kosovare në vendlindje, e cila tradicionalisht zgjedh të kalojë një pjesë të pushimeve verore në bregdetin shqiptar, por edhe në destinacionet turistike malore të vendit.

Fluksi i lartë në Morinë pritet të vijojë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa strukturat e Policisë Kufitare te Morinit mbeten të angazhuara për të përballuar rritjen e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik me funksionimin e te gjitha sporteleve si me zbatimin e marreveshjes pa kontolle per mjetet me targa te Kosoves dhe Shqiperise ndersa per ato te huaja me proçedure te pershpejtuar.

Në stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës për datën 25.07.2026 ora 05.00 deri në datën 26.07.2026 orën 08.30, raportohet dinamika si më poshtë vijonë.

  • Hyrje shtetas 45,518.
  • Hyrje automjete 12,790.

© Panorama.al

Te lidhura