EMRI/ Tregtonte mallra kontrabandë me logo false të markave luksoze, arrestohet biznesmeni 29-vjeçar! Në dyqan i gjenden syze, ora dhe…

Jan 30, 2026 | 14:38

Kryente biznes dike shitur mallra me logo false të markave luksoze dhe për të cilat nuk posedohej fature, arrestohet pronari i një dyqani në kryeqytet.

dyqani

Aksioni është kryer nga Policia e Tiranës në rrugën “Sulejman Delvina”, kurse i arrestuari është Hysen Ramaj, 29 vjeç. Si provë materiale u sekuestruan edhe mallrat e gjetura, kryesisht çanta, syze, ora dhe veshje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura