EMRI/ Po trafikonte drejt Greqisë klandestinin pakistanez kundrejt pagesës, arrestohet 29-vjeçari! I sekuestrohet edhe…

Nov 2, 2025 | 14:28

Trafiku i klandestinëve në brezin e gjelbërt kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka të ndalur.

makina pakistanezi sarande kufi

Një 29-vjeçar që po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt vendit fqinj, u lokalizua dhe prangos në Xarë të Sarandës ditën e sotme (2 nëntor).

I arrestuari është Ardit Koçi, banues në Karbunarë të Lushnjës. Policia vendore bëri me dije se iu gjet një klandestin nga Pakistani në makinë, i cili donte të shkonte në Greqi kundrejt pagesës në mënyrë ilegale.

“Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt. Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë”, bëri me dije policia vendore.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© Panorama.al

Te lidhura