EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 43 vjeçari! Pritet të ekstradohet

Feb 21, 2026 | 13:59

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik lëndësh narkotike.

43 vjecari i arrestuar

Policia thotë se Rexhep Muka alias Kreshnik Muka kërkohej nga Italia pasi gjykata e Apelit në Cagliari e ka dënuar atë në vitin 2021 me 12 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë për të kryer dënimin prej 9 vite e 6 muajsh që i ka mbetur.

“Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle dhe operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 82”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali për trafikim të narkotikëve.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 82”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për realizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

© Panorama.al

Te lidhura