EMRI/ Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim!

Feb 18, 2026 | 9:32

Është vënë në pranga nga policia e Shkodrës një 44-vjeçari i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal.

gjovalin guri

Mësohet se blutë kanë arrestuar shtetasin Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se Gjovalin Guri ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.

Ndërkohë, në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

 

Njoftimi i policisë

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura