EMRI/ Aksident me vdekje! Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore, humb jetën një 40-vjeçar

Mar 10, 2026 | 20:34

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Berat-Rroshnik, në fshatin Duhanas.

Një 40-vjeçar i identifikuar si Sajmir Rripi, që udhëtonte nga fshati Duhanas në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Përplasja ka qenë fatale dhe 40-vjeçari ka gjetur vdekjen në vend. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes.

Viktima është dërguar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i nënshtrohet edhe autopsisë mjeko-ligjore.

© Panorama.al

Te lidhura