EMRAT+FOTO/ Furnizonin grupet me drogë, arrestohen 3 persona, ja kush është drejtuesi! Sekuestrohen sasi kokaine, armë dhe shuma parash! Skema dhe zonat ku trafikohej

Jan 25, 2026 | 12:40

Furnizonin grupet e shpërndarësve me drogë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge dhe shuma parash.

aksion tirane

Të arrestuarit janë Elvi Meta, Igli Canaj dhe Alban Kopaçi.

Aksioni është koduar “Cargo”.

“Sekuestrohen 1 kg e 36.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund dhe sende të tjera rë kundërligjshme”, tha policia.

droga

Autorët kishin të ndara edhe zonat e operimit për trafikim kokaine aktivitet të paligjshëm.

Grupi drejtohej nga Alban Kopaçi, foto poshtë. Ai kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe në banesën e tij u gjendën tufat me para.

alban kopaci

“Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë”.

armet

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa grupe shpërndarësish.

Sekuestrohen 1 kg e 36.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund dhe sende të tjera rë kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

parate

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

tirane droga

autori droga tirane

© Panorama.al

Te lidhura