EMRAT/ U kapën me anëtarin e bandës së Inez Hajrullës, detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë! Dyshimet se planifikonin një vrasje në Shqipëri

Mar 17, 2026 | 19:43

Autoritetet në Kosovë arrestuan më 10 shkurt 2026 tre shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, në lidhje me dyshime për plane kriminale në Shqipëri. Lajmi u bë publik në emisionin investigativ ‘Në Shënjestër’.

shenjester

Në mesin e të arrestuarve janë Dimitri Kirilin, shtetas rus, dhe dy shtetas bjellorusë, Aliaksander Padhaiskii dhe Pavel Petrov. Po ashtu u arrestua Gerald Brahimaj, i dyshuar si anëtar i grupit të Inez Hajrulla.

Autoritetet dyshojnë se grupi po planifikonte kryerjen e vrasjeve në Shqipëri. Sipas raportimeve, largimi i tyre nga Shqipëria u ndërpre pas bllokimit të dy makinave në Babicë të Madhe.

Automjetet e bllokuara, një Nissan dhe një Audi Q5 me targa të huaja, përmbanin tre bidona benzinë dhe u konfiskuan gjithsej 112 kampionë të vlefshëm për ADN.

Kirilin dhe bjellorusët dyshohet të kenë lëvizur në shoqërinë e njerëzve të lidhur me Hajrulla, ndërsa Brahimaj dyshohet t’i ketë shoqëruar gjatë kalimit të kufirit në rrugë ilegale.

Autoritetet e Kosovës i dyshojnë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe hetimet e mëtejshme do të kërkojnë informacion shtesë mbi aktivitetet e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura