EMRAT/ Gara për pasardhësin e të shkarkuarit Ilir Proda, zbulohen emrat e 14 kandidatëve për kreun e Policisë së Shtetit

Mar 11, 2026 | 18:45

Pak ditë pas shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda, për shkak të mosgarantimit të sigurisë dhe jetës së qytetarëve të huaj gjatë protestës së 28 shkurtit të opozitës në Tiranë, është hapur edhe gara për pasuesin e tij.

Policia e Shtetit

Pas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, emra të njohur të institucionit blu kanë dorëzuar kandidaturat e tyre me aplikime, për të qenë në krye të Policisë së Shtetit.

Mësohet se emrat e 14 aplikantëve që do kandidojnë, më parë kanë mbajtur poste të larta si drejtor policie në qarqe, apo edhe në sektorë të rëndësishëm.

Mes tyre bien në sy Tonin Vocaj, që ka drejtuar Tiranën dhe ka qenë nëndrejtor i përgjithshëm, sikurse Lorenc Panganika, disa herë drejtor në qarqe, Idajet Faskaj, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, Pëllumb Seferi, kryepolici aktual i Fierit, Skënder Hitaj.

Po kështu edhe kreu i bluve të Durrësit, Afrim Tafa, kryepolici aktual i Vlorës, Elidon Çela dhe ish-kryepolici i Vlorës, Gentian Shehaj.

Emrat që kanë garuar:

-Pëllumb Seferi

-Elidon Çela

-Alfred Çepe

-Rebani Jaupi

-Saimir Boshnjaku

-Lorenc Panganika

-Afrim Tafa

-Neritan Nallbati

-Idejet Faskaj

-Gentian Berberi

-Tonin Vocaj

-Skënder Hitaj

-Arjanit Arapi

-Gentjan Shehaj

© Panorama.al

Te lidhura