EMRAT/ Dhuna me shkopinj në një servis makinash, ja kush janë autorët dhe personi i plagosur

Mar 22, 2024 | 16:28

Janë identifikuar autorët e sulmit të dhunshëm me shkopinj në një servis makinash në Korçë. Mësohet se ata janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

Ndërsa personi i plagosur është Ramadan Hasani.

Si ka nisur sherri

Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën.

Më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

Njoftimi i policise: 

Korçë/Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrerhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE: 

Pamje të rënda/ Momenti kur 4 persona dhunojnë me shkopinj një 30-vjeçar në servisin e makinave në Korçë! Identifikohen autorët. Si nisi sherri

EMRAT/ Dhuna me shkopinj në një servis makinash, ja kush janë autorët dhe personi i plagosur

Dhuna me shkopinj në servisin e makinave, reagon ministri i Brendshëm: Alarm për Policinë e Shtetit, të vëmendshëm ndaj këtij fenomeni

Sherri ka nisur ditën e Shën Valentinit/ Zbardhen detaje nga dhuna me shkopinj dhe leva hekuri mes të rinjve! “Shënjestra” ka rrahuar më parë një nga autorët

© Panorama.al

Te lidhura